Gënjen pa u skuqur fare!!! Paloka: Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, gënjen si derr…

0
183

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar pas deklarimeve të kreut të qeverisë se bën pushime vetëm në Shqipëri.

“Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, Edi Rama gënjen si derr!”, shkruan Paloka në një shenim të tij në facebook.

“Ky që mori helikopterin për të shkuar nga vila në Vlore deri në aeroport ku e priste charteri me të cilin shkoi në Torino vetëm për të parë ndeshjen e Juventusit e për të bërë një foto me Ronaldon deklarohet me paturpësi, më se një herë, se “nuk i pelqen luksi” dhe pushimet i bën në Shqiperi…!!!Rama jo vetëm ka bërë pushime jashtë vendit, por i ka bërë ato me shpenzime marramendëse, që nuk justifikohen me pasurinë e deklaruar prej tij.” “Prandaj, vjon Paloka, Etilda nuk e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë dhe hotele 600-700 euro nata. Ajo thjesht ka ndjekur modelin e shefit të saj, Edi Rama, që gënjen pa u skuqur fare se nuk paska bërë kurrë pushime jashtë shtetit si kryeministër”.

Ja postimi i plotë i nënkryetarit demokrat:

Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, Edi Rama gënjen si derr!

“Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”- thotë Edvin mashtruesi, që jeton në një vilë të paktën 2 milion euro, por të deklaruar shumë më pak.

Per rifreskim të kujtesës për shqiptarët që nuk kanë pse mbajnë mend çdo mashtrim të Edi Ramës, më poshtë janë disa nga pushimet superluksoze të Ramës, të pranuara prej tij vetë, siç shikohet edhe ne video.

1. Pushimet në Majami në SHBA, të pranuara me gojën e tij.
2. Pushimet në Boston në SHBA.
3. Pushimet në Nju Xhersi në SHBA.
4. Pushimet në Europë dhe Azi, nga Mynihu në Hong Kong, nga Stambolli në Nju Jork, nga Berlini në Rostok, sa herë hap ekspozita private. 10 ditë qëndroi vetëm në New York për ekspoziten që u hap në një nga galleritë më të shtrenjta në botë.
5.Pushime në Monte Karlo në klubin e miliarderëve të Monakos ( E justifikuar nga Fuga , pasi u denoncua, si ftesë private e Princit të Monakos)

Ky që mori helikopterin për të shkuar nga vila në Vlore deri në aeroport ku e priste charteri me të cilin shkoi në Torino vetëm për të parë ndeshjen e Juventusit e për të bërë një foto me Ronaldon deklarohet me paturpësi, më se një herë, se “nuk i pelqen luksi” dhe pushimet i bën në Shqiperi…!!!Rama jo vetëm ka bërë pushime jashtë vendit, por i ka bërë ato me shpenzime marramendëse, që nuk justifikohen me pasurinë e deklaruar prej tij. Prandaj, Etilda nuk e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë dhe hotele 600-700 euro nata. Ajo thjesht ka ndjekur modelin e shefit të saj, Edi Rama, që gënjen pa u skuqur fare se nuk paska bërë kurrë pushime jashtë shtetit si kryeministër.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here