Nuk kanë fund shpenzimet luksoze të Rilindasëve…!!!! Veliaj kopjon firmën e çitjaneve të Ramës, mban çantë…

0
155

Nuk kanë fund shpenzimet luksoze të Rilindasëve. Ndërkohë që ministres Etilda Gjoni i ka shpërthyer një skandal, për shkak të qëndrimit në hotele luksoze 700 euro për një natë, një tjetër Rilindas, është ekspozuar për objektet e luksit.

Faqja satirike Brryli Broadway, ka publikuar disa foto të Erion Veliajt në një aeroport në Romë, ku ai shfaqet me një çantë të stilistit japonez Yohji Yamamoto. Një kërkim i thjeshtë në internet, tregon se kjo çantë udhëtimesh,  shitet nga 250 pound (rreth 300 euro)  deri në 869 dollarë.

Bëhet fjalë për të njëjtën firmë veshjesh, ku Edi Rama ka blerë çitjanet e shtrenjta që kapin vlerën deri 800 euro.  Pas kritikave për veshjen ekstravagante, vetë Rama e pranoi se çitjanet e tij janë Yamamoto dhe se mediat nuk kuptojnë modën. /TPZ.al/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here