FOTO-DENONCIMI/ Ja si firma ‘Albstar’ po rikonstrukton stadiumin, duke vjedhur energjinë tek pallatet përreth!

0
386

Firma “Albstar”  e cila po rikonstrukton stadiumin “Qemal Stafa” dyshohet se mund të jetë përfshirë në një skemë të grabitjes së energjisë elektrike në pallatet përreth.

Janë banorët e pallateve  dhe bizneseve rreth stadiumit ata që e kanë ngritur këte shqetësim, pasi kanë vërejtur disa kanale të hapura natën, në të cilat lidhen kabuj përcjellës të energjisë, shkruan portali Hashtag.

Sipas banorëve, kompania ka ndërhyrë direkt në kabinat e energjisë të pallateve, për të rritur kapacitetin e saj furnizues, ndërsa në këte mënyrë shmamg investimin shtesë të një fideri të ri për furnizimin e saj.

Puna e kompanisë kërkon konsum të lartë të energjisë ndaj dhe duket se nevojat oër furnizim kjo kompani dyshohet se po i siguron duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në kabinat e pallateve përreth.

Banorët në disa raste kanë kërkuar shpjegime për këto ndërhyrje por kompania ka shmangur përballjen me ta dhe ka vazhduar punimet.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here