Lajm i mirë për kombëtaren/ Mbappe do të mungojë në ndeshjen e 7 shtatorit me Shqipërinë

0
126

Konfirmohet ajo që te PSG i frikësoheshin më shumë: Kylian Mappe ka pësuar tërheqje në kofshën e majtë, dëmtim që do ta mbajë larg fushave të blerta për rreth një muaj.

Një lajm i keq për parizienët dhe tifozët e Francës, por shumë i mirë, nëse mund të quhet i tillë, për fansat e Kombëtares shqiptare, pasi sulmuesi i talentuar, kampion bote në fuqi, nuk do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit Dechamps për eliminatoren e shtatorit, më konkretisht kundër kuqezinjve, më 7 shtator në “Stade de France”, dhe me Andorrën tri ditë më pas.

Sipas “Le Parisien”, Mbappe rrezikon madje edhe debutimin në Champions për këtë sezon në mes të muajit shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here