Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka përkujtuar ditën e lindjes së shenjtores Nënë Tereza.
Në një mesazh në “Facebook”, Shehu shkruan se është e vështirë të mos ndjesh admirim për veprën madhore të Nënë Terezës, por edhe krenari të pakufishme për atë grua simbol vlerash dhe shpresash për gjithë njerëzimin.
Sipas ish-deputetit, Nënë Tereza dhe Skënderbeu përbëjnë një binom të zgjatur në shekuj, që na lidh e na jep neve një vend të nderuar në historinë evropiane e atë botërore.
“Ne kete pervjetor te lindjes se te Shenjtes Nene Tereza veshtire se mund te mos ndjesh jo thejsht admirim per vepren Madhore te Saj, por edhe nje krenari te pa kufishme per qenien bashkekombas me Ate grua simbol vlerash e shpresash per te gjithe njerezimin. Pa asnje dyshim Ajo eshte personaliteti me i madh i kombit tone, ne Epoken Moderne te Historise sone.
Skenderbeu dhe Ajo perbejne nje binom te zgjatur ne shekuj, por qe na lidh e na jep neve nje vend te nderuar ne historine europiane e ate boterore, qe tregon sa shume mund te bejne shqiptaret jo vetem per Kombin tone, jo vetem per Europen, por dhe per thelbin njerrezor e dinjitetin e cdo individi, kudo ku ai jeton”, shkruan Shehu.