Policia vazhdon kërkimin për turistët hungarezë që kanë humbur në Karaburun prej më shumë se 14 orësh.
Turistët janë çift, 40 dhe 35 vjeç. Ata lëshuan sinjalin SOS pasditen e së dielës, por më pas celulari i tyre është fikur.
Policia ka gjetur makinën që ata kishin marrë me qera. Ajo ishte parkuar pranë zyrës së Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Vlorë.