Zbardhet biseda e IRIQIT me ministren Gjonaj- ‘Rama vjedh miliona, mua më kujtojnë 700 Euro’ !

0
160

IRIQI bisedon me ministren Gjonaj:

Iriqi: – Pse ka ndodhur shpesh që nata te hotelet ku rri ti shkon pagesa 700 euro?

Gjonaj: – Populli ynë është ziliqar. Për vete harxhon 700-1.000 euro në Antalja,në Turqi hesapi,mua më çan dërrasat pse harxhoj aq në Paris a Londër. Kupton sa injorantë janë.

Iriqi: – Në Antalia ata rrinë një javë. Ti rri veç një natë.

Gjonaj: – Një natë ishte dhe mbreti i Marokut. Por pagoi krejt hotelin,220 mijë euro. Nuk lejoi këmbë njeriu rrotull. Dhe Trump pardje në Francë,shpenzoi kokërr më kokërr 3 milionë dollarë. Bllokoi tre hotele varg. Unë veç një kat rezervova. Ishte me 7 dhoma. Po unë te njëra fjeta,pra 100 euro nata. Shpenzova për dhomat bosh se mbase do kisha aty ngjitur drogmenë a tutorë gjithfarësosh. Po sikur të më merrnin peng? Po sikur të më drogonin?!Pra 700 euro në raste të tilla quhet falas.

Iriqi: – Ke lëvizur dhe me tren,the dje. Vërtet?

Gjonaj: – E saktë. Në staf kam plot kushërinj të Ulsiut që nuk pyesin fare për mua. Dalim me tren nëpër Paris,më thanë. Dhe hypëm për një xhiro. Po u kënaqkemi,mendova. Më mirë shëtitje se në seminar.Por ai  tren nuk po ndalte gjëkund. Pas 5 orësh arritëm,e di ku? Nuk e beson.

Iriqi: – Ku?

Gjonaj: – Në Londër. Njëra nga punonjëset e mija ka çunin në shkollë atje. Ndenjëm dy ditë.

Iriqi: – Në hotel?

Gjonaj: – Po. Pagova hotel në Londër kur e kisha paguar edhe hotelin në Paris. Shkoi ajo natë si në filma. Shihja ëndërr me dy kryeqytete të Evropës.

Iriqi: – Pra ajo natë shkoi 1.400 euro?

Gjonaj: – Hahaha,sa çuditesh Iriq. Po Rama e çoi 20 milionë euro km e autostradës e nuk i ke shqyer sytë kështu. Po Bankers i falën 104 milionë,po Bechetti fitoi 140 milionë,po…Ju zënçin sytë 700 eurot e mija!

Iriqi: – Flitet se Rama do u shkarkojë?

Gjonaj: – Hahaha,për ca pare xhepi?! Atëhere i bije që Belindën ta pushkatojë. Apo Ahmetajn ta përdhunojë e Ilir Beqen ta sakatojë. Hahaha. Je njësh,Iriq! Fli i qetë. Jemi ne pa është Rama. E di mirë ai…

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here