ZYRTARE/ Thaçi vendos datën e zgjedhjeve të parakohshme, ja kur voton Kosova!

0
136

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur datën e zgjedhjeve të parakohshme, ku si datën më të volitshme, ka zgjedhur 6 tetorin.

Hashim Thaçi, dekretoi ditën e sotme shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, pak ditë pasi deputetët votuan për një gjë të tillë, duke udhëzuar KQZ0 – në që të nisë me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Data e mbajtjes së zgjedhjeve, duhet të ishte jo më larg se 44 ditë nga shpërndarja e parlamentit. 

Vendimi për shpërndarjen e parlamentit pasoi dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Ende pa u shpallur zgjedhjet e reja, partitë janë përfshirë në një fushatë për ngritjen e koalicioneve të reja parazgjedhore.

Tashmë janë krijuar dy koalicione të tilla; njëri ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate dhe tjetri ndërmjet Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të debatojë të hënën mes tjerash edhe mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me lëvizjen Vetëvendosje, e cila është shprehur në favor të tij.

Këto zgjedhje shihen të rëndësishme për Kosovën për shkak të sfidave me të cilat pritet të përballet qeveria e re, posaçërisht me çështjen e tarifave ndaj mallrave serbe dhe ripërtëritjen e bisedimeve te pezulluara me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është edhe kusht për integrimet evropiane të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here