‘E rrënuan taksat e banditëve me uniformë’/ Malltezi tregon historinë e biznesmenit që detyrohet të largohet nga Shqipëria…

0
170

Biznesmenë që largohen nga Shqipëria, por që nuk shkojnë në Europë apo Amerikën e Veriut.

Ky është rasti konkret që sjell drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

Bëhet fjalë për biznesmenin e riciklimit Iljaz Mehmeti, i cili është detyruar të mbyllë biznesin e tij në Kavajë dhe ta zhvendosë atë në Afrikë, ku sipas Malltezit, taksat dhe rregullat janë më normale se në Shqipëri.

Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Ricikluesi Iljaz Mehmeti sapo mbylli impiantin e riciklimit te plastikes ne Kavaje dhe po e zhvendos te ricikloje ne Afrike, ku ka rregulla dhe taksa shume me normale sesa ky vend ku nje i korruptuar i pashkolle deklaron perdite “ligji jam une!”

Iljazin e rrenuan me turlilloj taksash banditet me uniforme qe vijne si hiena. U kthye ne Shqiperi pasi investoi ne impiant te ngjashem ne Puglia dhe puna ne Itali e shpetoi nga grabitjet e hienave ne memedhe.

E lane pa pune Iljazin dhe gjithe ricikluesit ne Shqiperi pasi shpallen monopolin e mbetjeve Rama-Ahmetaj-Koka-Zoto dhe burgosin hallexhinjte qe guxojne te prekin nje kanace tek koshat nga ku prodhohet flori per pushtat e shtetit. Dhe gjithe ricikluesit duan t’i detyrojne te blejne lenden e pare tek monopoli i plehrave Rama-Ahmetaj-Sadri-Zoto.

Edhe ligjin e po e ndryshojne per plehrat monopol, edhe parate e buxhetit i kane per monopolin e plehrave, edhe pushteti vendor edhe policet, te gjithe jane lepe-peqe per monopolin e plehrave. Ne kushtet kur nuk sigurojne dot lende te pare as nga hallexhinjte e rruges, as nga ndonje treg brenda apo jashte vendit pasi duhet t’a blejne sa frengu pulen tek monopoli Rama-Ahmetaj-Sadri-Zoto, e vetmja rruge shpetimi qe mos shtoje humbjet mbeti cmontimi i impiantit dhe rindertimi diku ku rregullat jane publike, te njejta per te gjithe dhe ku lenden e pare nuk je i detyruar ta blesh nga monopolisti qe mbush xhepat e Rames.

Iljazi me tregonte qe situata me mbetjet eshte alarmante pasi ndonese Rama po vjedh 178 milione euro per 3 djeges te pacertifikuar, prape nuk ka zgjidh ceshtjen e mbetjeve pasi asnje prej tyre nuk po punon me kapacitet te plote dhe nuk tregojne dot as raportet e perpunimit te mbetjeve, asnje kwh prodhim energjie, as cfare gazrash clirojne ne atmosfere. Per me teper monopolin e plehrave duan ta bejne per gjithe vendin dhe te perjetshem pasi hajnia i ka bere delirante dhe e dine veten te paprekshem e te pavdekshem!

Cmontimi i korrupsionit galopant me plehrat do jete cmendurisht e veshtire pasi nuk ke as institucione, as staf te trainuar, as kapacitete teknike, as shtet ligjor, as gjykata e as prokurore te pavarur qe ti tregojne vendin hajduteve.

Ndofta do duhet te shpallet gjendje e jashtezakonshme per plehrat qe te pritet nyja gordiane e korrupsionit qe vjedh 178 milione nga taksat tona per xhepin e Rames, duke falimentuar njeheresh gjithe ricikluesit ne Shqiperi.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here