Gjykata e lë në burg, zbërthehet ‘koordinatori’ i rrëmbimit të shqiptarit në Greqi (DËSHMIA)

0
124

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Leandro Panën, të njohur ndryshe si ‘koordinatori’ i rrëmbimit të shqiptarit për të cilin kërkoheshin 10 mijë euro shpërblim. Pana mohoi të kishte dijeni për rrëmbimin e bashkëkombësit të tij në Greqi dhe u shpreh se ishte gënjyer nga 4 personat e tjerë, tashmë edhe ata të arrestuar.

Ai ka rrëfyer para togave të zeza se nuk kishte dijeni për rrëmbimin dhe se në telefon për të takuar personin tjetër e ka marrë tezja e tij.

“Më telefonoi tezja ime që jeton në Greqi, e cila më tha se një person do vinte të më takonte për të më dhënë një shumë parash. Fola me personin që më adresoi ajo dhe lashë takim me të në zonën e Shkozës. Prita, por nuk erdhi….”.

Kështu e nis dëshminë e tij para gjykatës Leandro Pana, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në pengmarrjen e Jetnor Tarellari në Greqi. Pana doli këtë të martë përpara gjykatës për krime të rënda, e cila caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg. Vendin e takimit e vendosi ai. Unë shkova në QSUT, prita, por sërish ai nuk erdhi. E mora në telefon, por nuk u përgjigj. Unë më pas u nisa në drejtim të Lezhës, pasi do shkoja në një dasmë. Rrugës për atje më arrestoi policia,”- mësohet të ketë thënë ai.
Nga ana tjetër Prokuroria pretendon se Leandro Pana ka qenë bashkëpunëtor me 4 shqiptarët e tjerë të arrestuar në Greqi, për këtë arsye, 24-vjeçarit iu caktua masa arrest me burg.

Leandro Pana u arrestua një ditë më parë si bashkëpunëtor i rrëmbimit të një shqiptari në Greqi. Një 31-vjeçar ishte marrë oeng dhe mahej I lidhur prej 20 ditësh në një banesë. 4 shqioptarët e tjerë të arrestuar kishin telefonuar familjen e ‘viktimës’ të cilëve u kërkonin 10 mijë euro shpërblim.

Pana, i cili ndodhej në Shqipëri, akuzohet se ëhstë pikërisht personi që ka folur me vëllain e të rrëmbyerit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here