Paralajmërim i fortë nga Shehi: Do të dalin dhe aq shumë të tjerë sa nuk do të mjaftonin…

0
155

Kryetari i LZhK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar se opozita ia ka dedikuar këtë javë kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Nëpërmjet postimit në facebook, Shehi deklaron se po të gërmosh në listën e pushtetarëve të PS-së, do të dalin shumë ‘Kajmakë’ të tjerë.

“Do të dalin dhe aq shumë të tjerë sa nuk do të mjaftonin emrat e bulmetrave të Shqipërisë”, shkruan me ironi Shehi.

Ai shton më tej se Kajmaku nuk është një individ, por një projekt politik, një filozofi drejtimi, e cila po kthehet në praktikë në çdo hallkë të qeverisjes së Ramës.

“Me këto mendësi dhe praktika, ndërtohen bandat, ndërtohen mafiet, ndërtohen organizatat kriminale. Fatkeqësisht kjo po ndodh në Shqipërinë tonë të vogël”, shprehet kreu i LZhK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here