Ditën e sotme, aktorja e humorit Rita Lati ka ditëlindjen dhe mbush 60 vjeç.
Roza ka shpërndarë një foto të saj në Instagram ku i ka bërë një urim tejet të bukur me rastin e ditëlindjes.
Rita shihet në sytë e Rozës si një divë jo më shumë se 25 vjeçare.
Përpos urimit dhe shprehjes së dashurisë, Roza i ka kërkuar gjithashtu falje mamasë së saj për të gjitha rastet kur i ka shkaktuar probleme.
“Sot ka 25 vjetorin kjo Diva Rita Lati! Jetofsh pergjithmone qe t’me mbash edhe mua rrahjet e zemres gjalle. Te dua. Edhe me fal per ato 1001 rastet qe ti kam tensionuar une ty rrahjet e zemres tende.”- ka shkruar moderatorja.