Të rinjtë e LRI vijojnë aktivitetet në ditën e tretë të kampingut në Jalë. Përveç trajnimeve, debateve politike midis grupimeve të të rinjve dita shoqërohet dhe me aktivitete zbavitëse.
Nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana shprehet se kampi rinor i cili zhvillohet prej 11 vitesh ka si synim formimin e lidërve të rinj politik. LRI është një shtyllë e fortë e LSI, por të rinjtë thotë Pojana kanë nevojë për më shumë mundësi në mënyrë që t”i ofrojnë vendit idetë, energjitë dhe pasionin e tyre për një Shqipëri më të mirë.
Kampingu i LRI nisi të hënën në datë 26 dhe do të mbyllet më 31 gusht. Të rinjtë janë ndarë në katër grupime dhe në datë 31 një nga to do të shpallet fitues për paraqitjen e platformës më të mirë politike.