Një i ri i quajtur Ëngjëll Bullari, ka denoncuar me zë dhe figurë, sesi “është grabitur” një korsi e rrugës së dikurshme të investuar nga PD-ja, nga “rilindasit” e sotëm. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë publik mesazhin e tij me video me këtë shënim: “Denoncon vjedhjen nga narkoqeveritarët nëpërmjet shndërrimit të rrugëve nga dy, në një korsi!”
Përshëndetje Doktor. Jam i detyruar si qytetar i Shqipërisë të them të vërtetën dhe s’kam asnjë lloj interesi. Jetoj në Gjermani dhe nuk arrij ta kuptoj si një njeri pa shkollë, një drogaxhi, qeveris një shtet. Turp i Zotit. Me respekt Ëngjëll Bullari.
Në videon e mëposhtme, Ëngjëlli tregon:
“Me këtë video përshëndes të gjithë rilindasit e Edi Ramës. Shikoni si e ka bërë rrugën e vjetër PD-ja. Është e madhe. Kurse kjo është rruga që ka bërë “Rilindja”: vetëm një makinë kalon. Vetëm një makinë kalon. Shikoni si e ka bërë. Shikoni, shkëputja e rrugës.
Kjo është “Rilindja” e Edi Ramës. E shkëput rrugën dhe e ngushton,” përfundon ai.