EMRI/ Shkon në 8 numri i drejtorëve të larguar, jep dorëheqjen drejtori i tatimeve!

0
171

SHKODËR

Jep dorëheqjen drejtori i hetimit tatimor në Shkodër, Agim Shimaj ,i emëruar më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Denaj .

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër pas kritikave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e kryesisë së partisë Socialiste me drejtorët e kryeqendrës së veriut .

Agim Shimaj njihet si një nga anëtarët e partisë Socialiste që në fillimet e saj si dhe anëtar i Asamblesë së Përgjithshme .

Pak kohë më parë Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të partisë Socialiste në Shkodër.

Pas urdhrit të Ramës ditën e djeshme, sot kanë dhënë dorëheqjen 8 drejtorë rajonalë në Shkodër. Urdhri i Ramës u bë publik dhe nga kryetarja e Këshillit Bashkiak në Shkodër, Brisela Kadia, e cila u shpreh se zëvendësimi i tyre do bëhet me gra. Sot 8 drejtorë kanë zbatuar urdhrin e Kryeministrit dhe kanë dhënë dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here