Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas operacionit në Bolonja të Italisë, ku u sekuestruan 200 kilogramë kanabis dhe u arrestuar një 29-vjeçar shqiptar.
Ai ka publikuar një video të operacionit të policisë italiane, ndërsa shkruan se droga ishte dërguar nga Shqipëria dhe se ishte “dhurata e fundit e treshes Edvin Mafia, gjeneral Hashashi, Ardi Eskobari për Komunën e Bolonjes!”
“200 kg hashash cilësia extra, dhurata e fundit e treshes Edvin Mafia, gjeneral Hashashi, Ardi Eskobari per Komunën e Bolonjës!
Miq, sot Guardia di Financia ka sekuestruar 200 kg hashash te cilesise me te larte i derguar nga Shqiperia. Kjo eshte dhurata e fundit e narkotrojkes Edvin Droga, gjeneral Hadhashi dhe Ardi Eskobari. Ndiqni videon e meposhtme”, shkruan Berisha në postimin e tij.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2230595737070068/?t=9