Rrëfimi ngjethës në video-mesazhin e Bashës: Shita gjakun, fëmijët s’kishin për të ngrënë…

0
176

Në një videomesazh të publikuar sot nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, në të cilin thuhet se ‘shqiptarët po paguajnë shtrenjtë vjedhjet dhe luksin e Edi Ramës”, është përfshirë rrëfimi ngjethës i një prindi, të cilit fëmijët i kërkonin bukë.

“Ata shesin edhe gjakun për të mbijetuar”, thekson Basha në vijim. Në video dëgjohet: “Kam shitur edhe gjakun e trupit, se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes, i pashë fëmijët që s’kishin as për të ngrënë, as për të pirë dhe u detyrova të shisja gjakun e trupit, se nuk i shikoja dot në atë gjendje. Djali i madh thoshte “dua bukë”, ai i vogli “am am”, se nuk flet dot.”

“290 mijë shqiptarë nuk kanë ushqim, por kryeministri shpenzon miliona euro për luks, – përcjell videoja e kreut të opozitës në vijim. –  Në 6 vjet, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni. Edi Rama është një hajdut që jeton mes luksit me para publike. Zyra e tij kushton 5.5 milionë euro. Vjedhja dhe grabitja janë i vetmi aktivitet i Edi Ramës.  Edi Rama nuk jep llogari për vjedhjen e shqiptarëve, sepse ai vjedh zgjedhjet.

Hajduti psiqik! Rama ik!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here