Edhe pse kanë kaluar 22 vjet nga vdekja e Princeshës Diana mbeten ende mistër e si ndodhi aksideti që i mori jetën një prej grave më të dashura në botë. Lajmi i vdekjes së Princeshës Diana më 31 gusht të vitit 1997 në moshën 36-vjeçare, në Paris ishte tronditje për mbarë botën.
Atë natë, Princesha e ndjerë ishte në sediljen e pasme të një Mercedes-i S280 me të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, shoferin Henri Paul dhe Trevor Rees-Jones, anëtar i ekipit të sigurisë së Al-Fayed, ulur në vendet e para. Rees-Jones, i cili sot njihet me emrin Trevor Rees, pësoi lëndime të shumta, por ishte personi i vetëm që i mbijetoi aksidentit fatal.
Në një intervistë të vitit 2000, Rees tha: “Unë jam i vetmi person që mund t’u tregoj njerëzve realisht, por nuk mundem të kujtoj… Do të ishte shumë e lehtë nëse do të mundja të kujtoja. Mercedes-i, i cili ishte ndjekur nga paparacët që po përpiqeshin t’i bënin foto Dianës, u përplas me shtyllën e 13-të në tunelin “Pont d’Alma” pranë lumit Sena.