Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur në Vlorë, midis një makine dhe një motori.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek kryqëzimi Kuzumbaba, ku një automjet përplaset me një motor
Mësohet se të lënduar mbetën drejtuesi i motorit që u përplas nga makina dhe drejtuesi i mjetit, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.