Mashtrimet e “Rilindjes”, banorët e Floqit ende pa shtëpi!

0
151

Tre muaj pas tërmetit të 1 qershorit, shumë familje në Floq të Korçës mbeten në qiell të hapur dhe të pasigurt për të ardhmen. Verën e kaluan në çadra, shkollën e fshatit apo shtëpitë e rrënuara, por dimri që në këto anë është i ashpër i tremb. Qeveria u ka premtuar rindërtim të shtëpive para stinës së ftohtë, por banorët thonë se duke parë ecurinë dhe problematikat sipas tyre të procesit janë bërë mosbesues. “Ti nisin me radhë shtëpitë. Dua nga shteti që të më japë sqarim, rikonstruksion apo nga themeli. Nuk po më japin sqarim. Po japin ryshfete, po bëhen shtëpi që janë në Greqi, po bëhen shtëpi të dyta dhe nuk po bëhen shtëpi që kanë nevojë”. Tërmeti i fuqishëm i 1 qershorit shkatërroi më shumë se 120 banesa ndërsa la në rrugë dhjetëra familje. Aktualisht janë ndërtuar 5 banesat e para ndërsa pritet të vijojë edhe në banesat e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here