Mesatarja mbi 7.5 e vendosur per maturantet qe duan te aplikojne ne degen e mesuesise i dha goditje të rëndë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Pas afishimit të fituesve të këtij viti shifrat janë tepër shqetësuese.
Me vështirësi u mbushën kuotat minimale të vitit të kaluar ku mesatarja ishte mbi 7, dhe listat e ketij viti, kur mesatarja është 7.5, kanë rezultuar me 30 – 50 % rënie të numrit të aplikantëve.
Keshtu me shume mundesi do te mbyllen deget e Matematike-Fizikes, Matematike – Informatikes, Fizikes Kompjuterike, Histori-Gjeografisë, Gjuhë-Letërsisë, Filozofi-Socilogjisë, Edukimit Qytetar, Italishtes, Frengjishtes, Gjermanishtes, Gjeografi dhe Gjuhë Italiane, Gjuhe shqipe dhe Frënge, Histori dhe Gjuhë Gjermane, Arsimi Parashkollor, Administrim Biznesi dhe Inxhineri, Ekonomi-Turizëm.
E vetmja degë që ka thyer rekord aplikimesh është dega e Infermierisë, ku numri i aplikantëve është mbi 1000.