Një tjetër zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet në Shqipëri në orët e fundit.
Një sipërfaqe e madhe me pisha është përfshirë nga flakët në fshatin Zgërdhesh të Krujës.
Sipas Policisë, zjarri mësohet se është i qëllimshëm.
Deri më tani mësohet se sipërfaqja e përfshirë nga flakët është rreth 4 hektarë.
Ndërkohë që për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e zjarrfikëseve është bërë thuajse e pamundur.