Faydee dhe Luana Vjollca sollën këtë verë bashkëpunimin i cili rezultoi shumë i sukseshëm.
Kënga e tyre ‘Yalla Habibi’ në pak kohë mori me miliona klikime.
Dhe siç duket Luana ka raporte miqësore me këngëtarin australian, Faydee.
Sot Luana feston ditëlindjen dhe urime të shumta e kanë shoqëruar gjatë gjithë ditës.
Një ndër personat që e ka uruar është Faydee, i cili ka ndarë një foto të tyre në Instastory, së bashku me urimin.
” Gëzuar ditëlindjen për një ndër femrat më punëtore që njoh , Luana Vjollca.”
Pra siç duket, këngëtarja i ka lënë përshtypjen e një gruaje vërtetë të dhënë pas punës dhe që punon shumë për të arritur atë që do.