‘Kënaqësi të rikthehesha në Varshavë pas 18 vitesh!’

0
110

Presidenti Ilir Meta ka dhënë përshtypjet e tij sot për vizitën që bëri në Poloni, i ftuar në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Kënaqësi të rikthehesha në Varshavë pas 18 vitesh. Ky qytet është dëshmia më e fortë e vitalitetit të një kombi të paepur për liri dhe dinjitet kombëtar, – shkruan Meta.

80 vite më parë filloi një luftë barbare që e ktheu në rrënojë totale një nga qytetet më të bukura të kontinentit. Por përsëri Varshava është një kryeqytet impresionues që nuk ndalet së zhvilluari.

Krenar për marrëdhëniet tona të shkëlqyera në të gjitha fushat dhe mirënjohje e veçantë për turistët polakë, të cilët vijnë duke u shtuar çdo vit në brigjet dhe malet tona.”

Presidenti Meta shkoi në Poloni të dielën për të marrë pjesë në  ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, i ftuar nga Presidenti i Polonisë, z. Andrzej Duda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here