Akuza të forta, Malltezi: “Ky bobi këtu përlau gjithë buxhetin e shtetit prej 800,000 USD”, di gjë njeri?

0
116

Këshilli Kombëtar i Territorit ka mbajtur sot një takim, i cili kishte në fokus diskutimin dhe miratimin e “Vendimit për zgjerimin dhe mbrojtjen  e zonës  së “Parkut të Tomorrit”.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, duke folur për dobinë e Malit të Tomorrit përkrah drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej,  hodhi akuza ndaj qeverisë së mëparshme, e cila sipas tij mori vendime të ashpra dhe që ishin në dëm të “Parkut Kombëtar të Tmorrit”.

Por nuk ka munguar reagimi i Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi.

Përmes një postimi në Facebook, Malltezi hedh akuza të forta ndaj Dedejt, duke i kujtuar 800 mijë dollarët e ‘zhdukur’.

“Ky bobi këtu përlau gjithë buxhetin e shtetit prej 800,000 USD caktuar agjensisë shtetërore për dy shoqatat e veta. Pyetja është sa ndau me atë që luan me pulla të kuqe dhe të zeza në krah. Di njeri?”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here