“Arrogant dhe i korruptuar”, Shehi: Çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha për daljen nga kriza

0
112

Me braktisjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe marrjen në kontroll të të gjitha bashkive nga Partia Socialiste, Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, thotë se opozita ka fituar një status moral.

Dhe pikërisht duke përdorur këtë status moral, Shehi theksoi në emisionin “Top Talk” në Top Channel, se opozita duhet të kërkojë që ‘loja’ (politike) të fillojë nga fillimi.

“Ata që kanë thënë që procesin nuk do e lejojmë kanë bërë gabim, është gabim të thuash nuk do e lejojmë. Procesi moralisht ka rënë. Këta që janë kryebashkikaë sot janë disa njerëz të emëruar nga Edi Rama. Kemi rifituar një status moral, me të cilin ne pretendojmë se kjo lojë duhet të fillojë nga fillimi”, u shpreh Shehi.

Aleati i Lulzim Bashës deklaroi gjithashtu se opozita duhet t’u ofrojë shqiptarëve një platformë jo vetëm si dilet nga kjo krizë, por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes.

“A ka më shpresë ky vend? A mund të rikuperohen zullumet që i janë bërë këtij vendi? A ka shpresë që të hyjmë në Evropë?”,- u shpreh Shehi.

I pyetur nëse opozita synon dobësimin apo rrëzimin e Ramës, Shehi tha: “Shiko, nëse do të ishte për t’u dobësuar, më dobët se kaq ky person nuk ka si të jetë. Me thënë të drejtën ne kemi luajtur rolin tonë, kemi denoncuar vjedhjet, kriminalizimin, duke filluar nga mushkonjat metalike, te policët e korruptuar, ministrat e korruptuar dhe deri te ngjarjet e fundit me kryebashkiakët…”

Ndërsa pyetjes nëse ka qenë vetë Rama që ka dobësuar pushtetin e tij, Shehi iu përgjigj: “Shërbimin më të madh për këtë dobësim, për këtë shkatërrim total të imazhit të Rilindjes e ka bërë vetë Rama. Po mos të ishte ky njeri kaq arrogant dhe kaq i korruptuar, përtej përpjekjeve tona nuk do të ndodhte ndonjë gjë e madhe.”

Ai deklaroi se me vendimin për të bojkotuar Parlamentin “u rifitua besimi ndaj kësaj opozite që ishte i lëkundur.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here