“Huazim, jo libra falas”/ Flet eksperti: 2 milionë euro ka kushtuar vetëm rikonstruksioni i godinës së ministrisë…

0
112

Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Besa Shahini nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetet sociale, tha se këtë vit, do shpërndahen libra falas edhe pë nxënësit e klasës së 5-të.

Por menjëherë pas video-mesazhit të ministres Shahini, ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi, ka reaguar duke thënë se “kjo është lëmosha që jep kryeministri i vendit dhe ministrja për fëmijët tanë që i rrëmbejnë të ardhurat e familjes, i rrëmbejnë pronën publike, i rrëmbejnë të ardhmen”.

I ftuar për të folur për këtë çështje në studion e Fax News, është Ndriçim Mehmeti, ekspert i Arsimit.

Mehmeti është shprehur se librat nuk janë falas, por janë huazim, dhe kjo nuk e zgjidh problemin e kostove të larta që ka sot arsimi për familjet shqiptare.

“Pas mbarimit të vitit shkollor, këto libra do tu jepen nxënësve të tjerë. Shumë prindër, kanë dëshirë ti ruajnë librat e fëmijëve, kur hyjnë klasë të parë, por jo këto libra janë të marrë nga dikush tjetër dhe sërish do të kthehen pas mbarimit të vitit shkollor. Nuk po marr shembull, Francën apo Italinë, por po marr shembull Maqedoninë, që i jep librat falas nga klasa e 1-rë deri në klasë të 12-të. Edhe vendi nga vjen ministrja e arsmimit, Kosova i jep librat falas nga klasa e 1-rë deri në të 9-të. Por këto libra janë falas, jo huazim.

Nëse do të kemi libra falas, le të jenë të gjitha falas. Me çantë, me fletore pune, autobuzin, rojen e shkollës, por këto paguhen nga prindrit. Nuk e zgjidh libri falas-huazim problemin. Jemi kthyer në monotekst. Sot ka humbur e drejta e përzgjdhjes. Tekstet duhet të konkurojnë dhe t’i zgjedhin mësuesit.”

Më tej, eksperti thotë se vetëm rikonstruksioni i ministrisë së Arsimit ka kushtuar 2 milionë euro, ndërsa për arsimin nuk bëhet asgjë.

“600 milionë lekë është shifër e madhe për blerjen e librave të klasës së 1-rë deri në të 4-të. Vetëm rikonstruksioni i ministrisë së arsimit ka kushtuar 2 milionë euro. Pse duhet ky luks? Ministrja Shahini doli në video gjysëm klandestine.

Ishte shumë e bukur si video, por mua nuk më përcolli asnjë mesazh. Ministrja duhet të dal në konferencë për shtyp, dhe të thotë çfarë është bërë, çfarë do jepet falas, jo me huazim, çfarë reformash janë marrë për këtë vit shkollor.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here