Uragani Dorian ka sjellë një ‘tragjedi historike’ në Bahamas pasi qëndroi mbi ishuj për 40 orë dhe goditi me erëra të egra duke zhvendosur edhe detin që shkatërroi mijëra shtëpi dhe la të paktën pesë njerëz të vdekur, shkruan DailyMail.
Stuhia e kategorisë 5 përmbyti ishujt e Abaco dhe Grand Bahama me mure uji që binin në katet e dyta të ndërtesave, bllokuan njerëzit në papafingo dhe mbytën aeroportin Grand Bahama me gati 2 metër lartësi uji.
Erërat e frikshme prej 120 kilometrash/orë ishin akoma duke goditur Grand Bahama herët në mëngjes ndërsa Dorian ndaloi gjatë në veri të ishullit.
Të paktën pesë njerëz vdiqën dhe 21 njerëz mbetën të plagosur thanë zyrtarët e Bahamas.
“Ne jemi në mes të një tragjedie historike,” tha Kryeministri Hubert Minnis. “Shkatërrimi është katastrofik dhe i gjerë”.
Ndërkohë evakuimet janë duke u zhvilluar në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut ku parashikohet sot shi i madh dhe madje edhe tornado të mundshme.
Stuhia është dobësuar, por është akoma e fuqishme e kategorisë 3, dhe mund të shkaktojë dëme të rrezikshme në brigjet e SH.B.A.-së nëse nuk qetësohet.