Partia Demokratike ju rikthye sërish sot çështjes së nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku.
Zëdhënësja, Ina Zhupa, i kërkoi prokurorisë së Tiranës të hetojë për lidhjen mes pagesave private për Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e tenderave nga kompania fituese për godinën e re të Teatrit Kombëtar.
Zhupa: Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë pranuar shkeljen e ligjit, kur kanë pohuar për Zërin e Amerikës se Shkëlqim Fusha, pronari dhe administratori i Fusha shpk ka paguar hotelin 908 euro nata për nënkryetarin Mazniku. Paratë e banorëve të Tiranës shkojnë në buxhetin e bashkisë, dhe nga aty i merr Fusha Shpk.
Prokuroria e Tiranës ende nuk ka nisur hetimet për Maznikun, i cili duke pranuar dhuratën e oligarkut që fiton tenderat në bashkinë Tiranë ka shkelur njëkohësisht disa ligje. Prokuroria duhet të hetojë për lidhjen mes pagesave private per Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e këtyre tenderave. Një subjekt në tender që paguan zyrtarin e institucionit klasifikohet si korrupsion, ushtrimi ndikimi, konflikt interesi.