Një anije me turistë është bllokuar në gadishullin e Karaburunit, pasi pësoi defekt në det. Sikundër mësohet, anija pësoi defekt në dy helikat e saj, duke i lënë turistët në bord.
Në anije ndodheshin turistë shqiptarë dhe italianë. Në alarm është vënë menjëherë policia kufitare.
Një motovedetë ka kryer transportin e turistëve në Portin e Vlorës. Deri më tani raportohet se të gjithë turistët janë evakuuar.