I burgosur nga një kontratë e artë me PSG, Neymar mund të largohet përfundimisht nga Franca sezonin e ardhshëm pa qenë e domosdoshme miratimi nga ana e klubit parisien. Sulmuesi braziliani dhe Barcelona bënë gjithçka ishte e mundur për tu bashkuar sërish por hasën në një pengesë të madhe, kërkesat e PSG ishin përtej logjikës duke bërë që kjo tratative të dështoj.
Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”: Neymar mund të shfrytëzoj nenin 17 në rregulloren e FIFA për transferimin e lojtarëve. Braziliani futet në vitin e tretë pa rinovuar kontratën, teorikisht tashmë ka të drejtë të prish kontratën në mënyrë të njëanshme. Avokatet e brazilianin po studiojnë këtë pistë për të kuptuar nëse ekziston një mundësi e tillë, por në çdo rast Barcelona është e detyruar të paguaj.
Gjithnjë sipas të përditshmes pranë klubit katalunjas, në bazë të disa llogaritjeve, Barcelona është e detyruar gjithsesi të paguaj një shumë të majme për të rikthyer sulmuesin në “Camp Nou”, afro 170 milion euro. Kjo është një rrugë që për Neymar nuk parashikon asnjë penalitet financiar, të dy palët si Neymar dhe PSG mund ti drejtohen edhe Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të zgjidhur këtë çështje në mënyrë përfundimtare.