Një bisedë e reperit Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi, dhe ish-të dashurës së tij, Keisi, po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Biseda e zhvilluar në rrjetin social “Whatsapp”, sipas Iconstyle është botuar nga vetë reperi në Instastory dhe është fshirë menjëherë.
“Jeta shumë e shkurtër prandaj eci shpejt”, është shkrimi që besohet se ka lënë Stresi në foton e mëposhtme.
Biseda është miqësore dhe shihet se ndarja e tyre është pa mllef, por me respekt me njëri-tjetrin.
Biseda e Stresit me Keisin:
Stresi: Më kupto! Besoj!
Keisi: Po Ked, klm! Dhe nëse të bllokoj e bëj për të mirën e të dyve! Të vazhdojmë përpara se kështu s’ka qenë për ne!
Stresi: Bëj më të mirën gjithmonë!
Keisi: Të përqafoj, qofsh gjithmonë i lumtur dhe mirë!
Stresi: Kam met dasht gjithmonë!
Keisi: Edhe unë! Paçim Ked! Kujdesu për veten!
Stresi: Do mundohem!
Keisi: Mos i lër njerëzit që duan të përfitojnë prej teje, të të prishin!