Ngatërroi adresën e Agim Kajmakut, posta “nxjerr bllof” Prokurorinë!

0
161

Posta Shqiptare ka përgënjeshtruar Prokurorinë lidhur me rastin e  Agim Kjamakut, kryebashkiakut të Vorës të dalë nga votimet e 30 qershorit.

Organi i akuzës deklaronte se i është dërguar një kërkesë Kajmakut në 26 Gusht ku i kërkohet atij të dorëzojë gjurmët e gishtërinjve duke shtuar se kjo shkresë nuk ka mbërritur ende në adresë për shkak se shërbimi postar ka ngatërruar adresë.

“I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, Posta bën me dije se letra e prokurorisë është dorëzuar më 29 Gusht pranë Bashkisë Vorë, brend afateve të përcaktuara.

“Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme. Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës). Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash. Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë. Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra: Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës. Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë”, thuhet në njoftimin e postës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here