Noka: Duhej të dilnin skandale të tmerrshme nga PD, VOA dhe Bild, që të kuptohej vendi ka një diktator dhe nuk ka demokraci!

0
133

Ish deputeti i PD Flamur Noka ka komentuar vizitën në vendin tonë të zyrtarit të lartë amerikan, David Kostelancik.

Sipas Nokës, opozita është e gatshme të ulet në tryezën e bisedimeve me PS, por përsëriti edhe një herë qëndrimin dhe një nga kushtet e saj kryesore, pa Ramën kryeministër.

“Le të jenë të gjithë. PD, PS dhe aleatët përkatës. Por pa Ramën me atributet e kryeministrit. Jemi dëshmitar që në 6 vite të qeverisjes së Ramës dhe Rilindjes asnjëherë nuk i është shtrirë dora opozitës. Numëronjës dhe mbushësh topi nuk mund të jemi. Zgjidhja duhet të jetë me PD dhe opozitën.

U desh aksioni 6 mujor i opozitës, u desh të dalin gjithë këto skandale të tmerrshme, nga VOA dhe Bild, që të sensibilizohet faktori ndërkombëtar që ky vend ka një diktator dhe nuk ka demokraci, u shpreh Noka.
Syri.net
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here