Pas publikimit të skandalit me shpenzimet dhe faturat e kripura të hoteleve në të cilat akomodohej Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në udhëtimet e saj jashtë shtetit, mësohet se shumë shpejt do të nisin edhe hetimet lidhur me figurën e saj.
Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se organet e drejtësisë kanë bërë gati kërkesën për hetim ndaj ministres Gjonja e cila akuzohet për shpërdorim detyre.
Ministrja e Drejtësisë është vënë në qendër të sulmeve pas publikimit të disa faturave që tregonin shpenzimet e luksit të saj.
Në fatura tregoheshin se Gjonaj shpenzonte mijëra euro nga buxheti i shtetit për një udhëtim, ku vetëm hoteli kushtonte 700 euro për një natë ndërkohë që mediat opozitare denoncuan edhe një sërë shkeljesh të tjera jo vetëm të saj por edhe stafit që mban afër, duke fryrë kështu akoma më shumë jo vetëm faturat por edhe skandalin në vetvete.