Deklaratat e djeshme të zëdhënëses së Edi Ramës, Elisa Spiropali, në adresë të Presidentit të Rrepublikës Ilir Meta, kanë frymëzuar skenaristët dhe regjisorët e ERTV të nxjerrin për publikun televonelën që pritet të thyejë rekordet e audiencës, “Trarët që ngre Elisa”. Trau i doganës nuk ishte i pari që ngriti. Sigurisht as i fundit.
“Trarët që ngre Elisa” mund ta ndiqni ekskluzivisht vetëm në ERTV, ora 24:00. Por bëni kujdes!