Ditën e stome është shënuar 3 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares së madhe dhe humanistes me përmasa të njohjes në mbarë botën, vlerësuar me çmimin Nobel për paqen.
Ndërkohë ditën e sotme kanë vërshuar pafund shënimet e qytetarëve zyrtarëve dhe politikanëve të lartë në Kosovë e Shqipëri, ku midis tyre është edhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
I njohur tashmë për gafat e tij në të artikuluar kryesisht, së fundmi kuptojmë se me sa duket nuk është vetëm kjo një motiv që e ka bërë ministrin një nga personazhet politike që bën gafa të herëpashershme.
Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Cakaj shprehet:
“Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa”.
Në urimin e sinqertë të ministrit Cakaj konstatohet se ka diçka që nuk shkon pasi në fakt Nënë Tereza ka vetëm 3 vite që është shpallur ‘Shenjtë’ dhe jo 5 siç shkruan ministri.