Raport i OSBE/ODIHR, Krasniqi: “Shuplakë” klasës politike, skema qesharake e “Shqipëria ndryshe” ishte gënjeshtër e madhe për shqiptarët!

0
179

Analisti Afrim Krasniqi, komentoi raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, duke u shprehur se risia e tij është “fakti që për herë të parë kemi një raport për një palë zgjedhje që nuk janë zgjedhje”.

“Raporti më shum ka kaluar në gjuhë diplomatike sesa në gjuhë konkrete dhe ka shmangur qëndrimin e prerë në lidhje me 30 Qershorin. Është një shuplakë për klasën tonë politike që pas 30 vitesh nuk arrin të bëjë zgjedhje, që me skemën qesharake të qershorit tregoi se “Shqipëria ndryshe” ishte një gënjeshtër e madhe që iu soll qytetarëve”, deklaroi Krasniqi, përpara se të kritikonte mazhorancën.

“Sot prisja reagim krejt tjetër. Prisja që kryeministri të pranonte përgjegjësitë e tij. Kryeministri tha që zgjedhjet ishin legjitime, por edhe ato të vitit 1945 në Shqipëri kanë qenë legjitime. Por, a ishin në përputhje me standardet e Kopenhagenit? Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa ndaj individëve të përmendur në raport për presione ndaj administratës.

Sipas analistit, “këtë muaj do të kemi dyndje delegacionesh ndërkombëtare në Shqipëri, që do të kulmojnë me palën amerikane dhe palën gjermane, që do të vendosin në tavolinë kushte të qarta për palët politike shqiptare, sidomos në lidhje me disa pika të Reformës Zgjedhore”. Krasniqi shtoi se pret gjithashtu nga ndërkombëtarët “që të ketë një përpjekje të madhe për t’i dhënë statusin Shqipërisë, ndoshta në këmbim të largimit nga jeta politike të disa figurave të cilët janë përgjegjës për krizat politike në vend”.

A2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here