E rëndë/ Bie nga kantieri ku po punonte, plagoset shqiptari

Një shqiptar, i cili punonte në sektorin e ndërtimit në Maltë ka rënë nga një ndërtesë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Mediat vendase shkruajnë se i plagosuri shqiptar është rreth 46 vjeç, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

“Një burrë shqiptar pësoi lëndime të rënda këtë mëngjes pasi ra nga lartësia ndërsa punonte në një kantier ndërtimi në Siggieëi”- njofton policia malteze.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ndërsa policia ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e shkaqeve.

E rëndë/ Bie nga kantieri ku po punonte, plagoset shqiptari

Ish-zonja e parë dënohet me 58-vite burg

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko