Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve

0
112

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ne 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie iu drejtua me një thirrje të fortë qytetarëve shqiptarë, ndërsa kërkoi prej tyre të braktisin menjëherë qendrat tregtare të oligarkëve dhe pazaret t’i kryejnë në dyqanet e lagjeve.

“Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë  anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershëm që  ushqimet e tyre të përditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha  tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve, te komshinjtë e tyre: Unë I bëj thirrje anëtarëve  të LSI së  pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë  në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla”-theksoi Kryemadhi.

Pjesë nga fjala:

“Si socialistë demokratë ne jemi munduar ta bëjmë këtë dhe më parë, kryesisht me iniciativa parlametare, por të jemi të sinqertë nuk ja kemi dalë. Ndryshe nga Rilindja edhe kur kemi qeverisur me ta,kemi insistuar për arsim falas,sepse arsimimi i të rinjve në kushte sa më optimale është baza për një shoqëri të shëndetshme.

Si opozitë e bashkuar kemi kundërshtuar çdo koncesion në kurriz të pasurisë së shqiptarëve. Sepse këto janë parimet tona bazë. Ne kemi mbështetur çdo iniciativë në ndihmë të personave në nevojë,sepse kjo është busulla jonë e orientimit.

Po ku jemi sot?Sot ne nuk jemi në parlament. Sistemi kriminal dhe oligarkik i Edi Ramës nuk e mundëson një debat vlerash siç ndodh në çdo vend demokratik. Ne kemi bërë sa kemi mundur që ta çmontojmë këtë klikë në pushtet, ndaj sot s’mund të pranojmë të jemi fasadë e një qeverisje ku mbizotërojnë dëshirat dhe epshet paranojake të një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Ne kemi protestuar fuqishëm dhe kemi mundur ti bindim dhe ata shqiptarë skeptikë se çdo formë proteste është një mënyrë për të ti hequr një gurë themelit mafioz të qeverisë Rama.

Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë  anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershëm që  ushqimet e tyre të përditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha  tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve, te komshinjtë e tyre: Unë I bëj thirrje anëtarëve  të LSI së  pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë  në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla.

Të  mos përdorin taksitë e korporatave te lidhura me qeveritaret por taksitë që me punojnë me sakrificë e duke paguar taksa të larta për të siguruar bukën për familjen. Të bojkotojmë e të refuzojmë të gjitha mekanizmat që i shërbejnë dhe që ushqejnë pushtetin, e të mbështesim e inkurajojmë të gjithë ata që ju shërbejnë qytetarëve dhe që interesin e tyre e kanë të shenjtë. (?)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here