Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar sot një video-mesazh të ri nën thirrjen e njohur “Rama Ik”, në të cilin e përball kryeministrin Edi Rama me premtimin e 300 mijë vendeve të reja të punës, që nuk u hapën kurrë. Në të kundërt, “vodhi dhe largoi nga vendi 300 mijë shqiptarë” nënvizon Basha në mesazhin e tij.
Nga Lulzim Basha.
“Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.
Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”