Mëngjesin e kësaj të shtune, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar në facebook një video të para 11 viteve. Është pikërisht fjalimi që ka mbajtur në shtator të 2004, kur u krijua Lëvizja Socialiste për Integrim, shkurt LSI-ja.
Duke marrë shkas nga 15 vjetori i LSI-së, Kreu i Shtetit thotë se qëllimi pse u krijua kjo parti, është më aktual se atëherë.
Në fjalën e tij si kreu i LSI-së, Meta ka thënë se parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës
”Ne kurrë nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit, sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës”, ka thënë Ilir Meta, në rolin e kreut të LSI-së.