Një prej të ftuarve specialë të Federatës Shqiptare të Futbollit për ta ndjekur live nga Parisi sfidën mes Francës dhe Kombëtares kuqezi është edhe korçari më i famshëm në rrjetet sociale, Ilir Vrenozi.
Por edhe pse në prag të sfidës, Vrenozi nuk heziton të lëshojë edhe mesazhe politike.
Teksa poston një foto nga tualeti i hotelit ku po qëndron në kryeqytetin francez, ja si shprehet Vrenozi.
“Live nga WC e hotelit në mes të Parisit , dhe moj … Do kërkoj azil politik të rri këtu në WC e Parisit se të kthehem në Shqipëri, dhe moj …Rama Ik…”, shkruan Vrenozi në postimin e tij