Është mbyllur me barazim 1 – 1, pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës e Çekisë e vlefshme për kualifikueset e Evropianit 2020.
Çekët ishin të parët që kaluan në epërsi përmes Patrik Schick (16’), por gëzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta kur Vedat Muriqi barazoi shifrat në 1-1, dhe ndezi stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në eleminatorët e Evropianit 2020, Kosova bën pjesë në grupin A së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë e Malin e Zi.