Masakra e Holtës nuk ndalet, pak metra poshtë digës që u shemb ndërtohet një tjetër hidrocentral

0
119

Dy javë pasi autoritetet vendore të bashkisë së Gramshit dhe IKMT prishën digën e ndërtuar për hidrocentralin e Holtës Fax News konstaton se rreth 1 km më poshtë është duke u ndërtuar diga tjetër.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se tuba të përmasave të mëdha janë shtrirë gjatë gjithë rrjedhës së lumit.

Gjatë aksionit të datës 23 gusht bashkia e Gramshit në bashkëpunim me ministrinë e Energjetikes trumbetuan me të madhe prishjen e veprës energjetike. Madje kryebashkiaku Klodian Tace tha se nën drejtimin e tij nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës.

Në asnjë moment kryebashkiakuiI Gramshit dhe zv Ministri i energjetikës Hanin Bonati nuk theksuan se kemi të bëjmë me një spostim të murit të digës.

Teksa hidrocentrali i dytë “Strori” paraqitet drejt fundit janë banorët e zonës ata që denoncojnë ndërtimin që po kryhet në rrjedhën e lumit. Ata i druhen faktit në të ardhmen nuk do të kenë ujë për vaditje, por edhe për blegtorinë. Për banorët e dy fshatrave Liras dhe Kotorr grumbullimi i të gjithë ujit në tubacione do të jetë një masakër mjedisore, që do ti thajë.

Jashtë kameras inxhinierja e projektit Bukurie Kënga bën me dije se Hidrocentrali “Strori” nuk do të vendosë në vështirësi banorët dhe as synon marrjen e ujit.

Sipas Këngës gjatë stinës së verës 300 litra ujë do të jenë në dispozicion të fermerëve, ndërsa vazhdon se hidrocentrali i ri do të mbledhë edhe ujin e atij ekzistues i ndërtuar vite me parë. Uji do të transportohet në tuba të posaçme që do të shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit deri pranë veprës energjetike.

Ndërkohë I kontaktuar nga Fax News kryetari i Bashkisë Gramsh nuk pranon të japë një përgjigje zyrtare. Ai shton se gjithçka kishte për të thënë e ka thënë më herët, duke iu referuar deklaratës së 23 gushtit.

Nga ana tjetër Partia Demokratike në këtë bashki dhe kryetari I saj Kodhel Cala në mënyrë të vazhdueshme kanë kundërshtuar ndërtimin e Hecit të Holtës, por edhe të hidrocentralit të ri, si një mënyrë që dëmton pasuritë natyrore duke i’u referuar kanionit të Holtës, por edhe impaktin që do të shkaktojë për banorët e fshatrave që i nevojitet uji për të mbajtur gjallë blegtorinë dhe bujqësinë.

I çuditshëm është fakti se megjithëse ka kaluar rreth dy javë nga prishja e digës në Holtë, zona në hyrje të kanionit nuk është pastruar, duke bërë që gërmadhat të mbesin në vend.

Nga ana tjetër afërsia me hyrjen në kanionin e Holtës e bën pamjen aspak të hijshme, në një kohë kur kanionet vizitohen nga turistë të shumtë.

/Faxweb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here