Nuk kanë fund/ Sorollatja dhe tallja e qytetarëve shqiptarë nga kompanitë ajrore (video)

0
154

Sorollatja dhe tallja e qytetarëve shqiptarë që bëhet nga ana e kompanive ajrore në vendin tonë nuk ka fund.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e një emigranti shqiptar, i cili tregon se si shtyhen oraret e udhëtimeve pa u dhënë asnjë shpjegim, ndërkohë që edhe policia nuk merr parasysh denoncimet e tyre.

Ja postimi i Berishës:

Ky eshte sherbimi ndaj pasagjereve ne aeroportin Nene Tereza, Rinas!

Lexoni mesazhin dhe degjoni videon e pasagjerit dixhital. sb

Përshendetje Doktor,

Un që po ju shkruaj jam një Emigrant si të gjith qytetarët e tjerët që kemi marr ë rrugat e botës për mbi jetes. Arsyja pse po ju shkruaj është së dje me datë 04.09.2019 kisha fluturimin nga Tirana për Munich me kompanin Ajrore Adria Airëays fluturimi ishte në orën 18:30 mbasdite ishte te porta nr 6 në Rina që në Orën 17:30 pak më von shohim në ekran shtyrje të orarit pyesnim nuk nuk na jepte shpjegim as njeri nga Ora 18:30 deri në në Orën 22:00 nuk na dha njeri as një lloj shpjegimi në orën 22:00 na than u anullua fluturimi mbi 130 pasagjer ishim. Sjellja e punosbe të kompanis një sjellje injorante dhe arrogante e pa par po ashtu dhe e punojsve të ajroportit. Diku na ora 23:00 vajta në komisarjatin e Rinasit për të bër Denoncim për punojsit e kompani të cilit i kisha filmuar me Telefonin tim policët e komisarjatit të Rinasit as nuk më futën brenda fare me than nuk mbajm denoncim shko neser ne gjykatën dministrative në Laprak. Isha veti 3 me familje me fmi e gjith katrahuara është e filmuar po ashtu dhe koha kur un kam qën në Komisarjat në Rinas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here