Pamjet e trishta/ Tragjedia e familjes Gjokola në Librazhd, e shoqja ende gjallë kur ai u hodh…

0
172

Këto janë pamjet e trishta të tragjedisë që goditi familjen Gjokola, mbrëmjen e së premtes në Librazhd.

Daut Gjokolla, 53 vjeç, ka vrarë me thikë gruan e tij Lule Gjokola, 49 vjeçe, në shtëpinë e tyre në katin e katërt të një pallati në lagjen “Shkumbin.” Tragjedia ka ndodhur në orën 22:40, pasi çifti ishte kthyer nga një shëtitje dhe dyshimet janë se midis tyre ka pasur ndonjë krizë xhelozie.

Burri, pasi e ka lënë Lulen të goditur me thikë, në grahmat e fundit të jetës, është hedhur vetë nga kati i katërt dhe ka vdekur nga përplasja në trotuar, siç shihet edhe nga pamjet.

Pasi Daut Gjokola është hedhur nga pallati, është parë se gruaja e tij ishte ende gjallë, pavarësisht goditjeve të shumta me thikë. Por, ajo humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Dy fëmijët e rritur të Lule dhe Daut Gjokolës nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur prindërit janë grindur për vdekje.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Shkumbin”,  Librazhd,  në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç,  gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me  mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten  e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe,   dhe me pas  shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të  tij, për pasojë ka  dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij  është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur  në spital. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here