Detajet e reja nga fqinjët/ Djali në gjendje shoku, i binte murit me kokë pasi gjeti nënën të masakruar…

0
127

Krimi në familje tronditi sërish vendin të premten e 6 gushtit, këtë herë në Librazhd. Familja Gjokola ka përjetuar tmerrin pas lajmit se kryefamiljari, Daut Gjokola, 53 vjeç, i ka marrë jetën duke e masakruar me thikë, 15 herë, brenda banesës së tyre, bashkëshortes, Luljetës, katër vjet më të vogël se ai.

49-vjeçarja humbi jetën në spital, pas plagëve të shumta që kishte marrë, thanë burimet e policisë. Pas aktit të rëndë, burri, në kushte të rënduara psikologjike, është hedhur nga kati i katërt i apartamentit të tij, në lagjen “Shkumbin”, Librazhd.

Sakaq, Balkanweb ka zbardhur të tjera detaje të mësuara nga fqinjët e familjes, që kanë parë e dëgjuar fragmente të ngjarjes, dhe thirrën policinë.

“Mësohet se çifti Daut dhe Luljeta Gjokola janë parë nga fqinjët të ngjiten të qetë në ashensorin e pallatit ku kishin apartamentin, ndërkohë që djali i tyre, Eduard Gjokola, 26 vjeç ka shkuar në banesë pak pas orës 22:00. Burime nga grupi hetimor thanë për “BalkanWeb” se djali rezulton të ketë mbërritur në banesë si zakonisht dhe nuk ka kuptuar se me prindërve kishte ndonjë tension. Ata kanë qenë në dhomën e tyre të gjumit kur ai nga kuzhina ku ndodhej duke parë televizor ka dëgjuar ulërimat e nënës së tij. I alarmuar ka hyrë në dhomën e prindërve dhe aty ka gjetur nënën e mbuluar me gjak dhe që të dy ulërinin për ndihmë. Zhurmat e mëdha kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për ndihmë dhe kanë njoftuar policinë. Ata (fqinjët) janë përballur me krimin monstruoz, ndërsa menduan se gruaja kishte pësuar ndonjë aksident dhe e kanë transportuar në urgjencë. Ndërkohë që djali i çiftit në një gjendje të rënduar psikologjike i binte murit me kokë. (Aktualisht gjendja e 26-vjeçarit është e rënduar psikologjikisht dhe ka qenë e pamundur marrja e tij në pyetje). Vetëm pak minuta më vonë në banesën ku ndodhi ngjarja ka mbërritur policia, e cila ka gjetur në dhomën e gjumit djalin me babain, ndërkohë që ky i fundit sapo ka dëgjuar emrin e tij ai nuk është përgjigjur. Në një gjendje shoku, Daut Gjokola ka bërë disa hapa pas dhe ka hapur derën e ballkonit dhe është hedhur nga kati i 4. 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, shkruan BW.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here