Flirti me një femër mund t’i kishte kushtuar jetën mesfushorit të Chelsea, Danny Drinkwater.
Lojtari i kombëtares së Anglisë u rrah nga gjashtë persona në një klub nate, duke pësuar dëmtime të shumtë në fytyrë dhe dëmtimin e kaviljes.
Ngjarja ndodhi në klubin e “Chinawhite” në Manchester. Burime bëjnë me dije se Drinkwater u përplas me lojtarin e Scunthorpe United, Kgosi Ntlhe pasi u përpoq të merrte në shtëpi shoqen e të dashurës së mbrojtësit.
“Në një moment ai u përplas në tokë dhe vazhdimisht u hodhën lart e poshtë mbi kyçin e këmbës, ku dëgjohej: “Thyej këmbët e tij!”
Pas këtij sulmi, Drinkwater ka pësuar thyrje të ligamenteve, një ballë të fryrë dhe gërvishje të supeve dhe krahëve.