Sherr masiv në lokalin e njohur në bllok… pati edhe të shtëna me armë, por policia…

0
207

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin “The Code” në zonën e ish-bllokut. Disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda ambienteve të lokalit. Qytetarët raportuan se pati edhe të shtëna me armë, por policia e mohon.

Ndërhyrja e FNSH ka parandaluar përshkallëzimin e sherrit. Janë disa persona të arrestuar dhe të shoqëruar.

Kur kanë parë policinë dhjetra persona janë larguar me vrap, shkruan Mapo.al. Dyshohet se mes tyre ka patur edhe te armatosur. Mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë më shumë se 20 persona. Mbeten të paqarta motivet e sherrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here